Në kërkim prej 2 vitesh për kultivim droge, arrestohet 35-vjeçari në Mirditë

Një 35-vjeçar i shpallur në kërkim për kultivim të bimëve narkotike është arrestuar në Mirditë, pas rreth dy vitesh.

Burime zyrtare nga Policia e Lezhës bëjnë me dije se aksioni u realizua nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Mbështetjen Operacionale.

I ndaluari është shtetasi me inicialet J. M., 35 vjeç, banues në fshatin Xhuxhë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas njoftimit zyrtar, Gjykata e Lezhës i ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për veprën penale “kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nga hetimet rezulton se gjatë vitit 2024, në bashkëpunim me persona të tjerë, ai ka kultivuar në fshatin Batrë 374 bimë narkotike Cannabis Sativa.

Bimët u zbuluan dhe u asgjësuan nga shërbimet e Policisë në kuadër të operacionit të koduar “Seven”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?