Në Këshillin Bashkiak të Tiranës, edhe një grua besimtare e mbuluar

 

Për herë të parë, Këshilli Bashkiak i Tiranës do të ketë si anëtare të tij një grua besimtare myslimane e mbuluar me shami.

Albina Ferko Nanaj, e zgjedhur nga PDIU, përmes një postimi në Facebook, falënderon qytetarët dhe drejtuesit e PDIU.

“Miq të nderuar! Tashmë jam zyrtarisht anëtare e Këshillit Bashkiak të Tiranës. Dua të falënderoj kryetarin e PDIU z. Shpëtim Idrizi i cili mbështeti prezencen time në atë keshill.

Mirenjohje dhe respekt për te gjithe anetaret dhe bashkeudhetaret e mi ne PDIU që treguan se janë shembull qytetarie dhe kulture gjatë gjithë fushatës.

Jam e bindur që me një staf të tillë të përkushtuar dhe profesionist do t’i japim zë interesit të çdo qytetari të ndershëm të Tiranës.

Në fund, por jo si më pak të rëndësishmit dua të falënderoj secilin nga ju miq dhe dashamirës për mbështetjen e pakushtëzuar. Mbështetja juaj me bën të përulur dhe më shton forcën për t’i qëndruar misionit tim. Mbi të gjitha falënderimi i takon Zotit Bujar për çdo bekim dhe mirësi”, shkruan këshilltarja e PDIU.

SHKARKO APP