Në Kishën Katolike në Berat, meshë për Nënë Terezën

Në ambientet e Institutit Katolik “Motrat Filipini” në Berat, u organizua sot një meshë e veçantë me rastin e Shenjtërimit të Nënë Terezës. Mesha u shoqërua më pas nga një ceremoni kulturore organizuar nga shkolla Katolike “Ylli i Mëngjesit” në bashkëpunim më Bashkinë Berat.

Të pranishëm në aktivitet ishin Impeshkvi Imzot Hil Kabashi, Kryetari i Bashkisë Berat Petrit Sinaj, motrat e Nënë Terezës nga Kisha Katolike në Elbasan, klerikë nga tre besimet fetare në qytet, autoritete lokale, qytetarë e shumë të rinj.

Gjatë Meshës së Shenjtë e ceremonisë u theksua roli i Nënë Terezës në ndihmë të njerëzimit, ofrimi i dashurisë dhe paqes për të gjithë njerëzit pa dallim feje dhe klase shoqërore, kthimi i buzëqeshjes për të pashpresët dhe njerezit në nevojë, energjia dhe përkushtimi ndaj të vuajturve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Komuniteti Katolik në Berat megjithëse i vogël në numër, është shumë aktiv jo vetëm në orgazimet religjioze, por edhe ne aktivitete sociale dhe kulturore në qytet.

Swiss Digital Mobile Reklama

Qendra e Edukimit “Motrat Filipini” ofron mbështetje për fëmijët në nevojë, ata më aftësi speciale, si dhe qendra rinore dhe kurse edukative dhe rekreative për të rinjtë dhe fëmijët.

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?