Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 14 Nëntor 2026, 21:55 Aksident tragjik në aksin Thumanë-Fushë Krujë, humb jetën “Mjeshtri i Madh” Paulin Filopati Paulin Filopati, 65 vjeç, është viktima e aksidentit të rëndë të ndodhur këtë të shtunë në aksin e vjetër Thumanë-Fushë Krujë. Filopati ishte një…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Spiropali
  • Berisha
  • Aksidentet
  • Ukraina
  • Veliaj
  • Incidente
  • Gaza
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Spiropali
  • Berisha
  • Aksidentet
  • Ukraina
  • Veliaj
  • Incidente
  • Gaza
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Në koalicion me PD, Meta tregon 4 prioritetet e PL: Fitore të padiskutueshme

Aktualitet E enjte, 6 Mars 2025 18:50
Në koalicion me PD, Meta tregon 4 prioritetet e PL: Fitore të padiskutueshme
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Ilir Meta do të kandidojë për të marrë mandatin e deputetit në Fier. Kjo falë koalicionit me Berishën. Meta thotë se koalicioni “Aleancës për Shqipërinë Madhështore”, ka përballë një kundërshtar që sipas tij është i konsumuar. ”Humbja e organizatës kriminale do të jetë një çlirim për të gjithë vendin madje edhe për vetë socialistët e shtypur për një vend pune apo bukën e gojës. Potenciale të jashtëzakonshme njerëzore, intelektuale, profesionale do të çlirohen dhe Shqipëria Madhështore do të jetë e të gjithëve”.

Postimi i plotë

Edhe 2 muaj për t’u ndarë me Narkoshtetin dhe narkoekonominë e tij. Edhe 2 muaj për të frenuar rrokullisjen e ekonomisë kombëtare dhe të shumicës dërrmuese të familjeve shqiptare. Një koalicion gjithëpërfshirës si asnjëherë më parë sapo ka nisur këtë betejë finale që do të përcaktojë Shqipërinë e dy dekadave të ardhshme. Partia e Lirisë është gati dhe do t’i ndezë të gjithë motorët e saj. Prej një viti ajo ka një Program shumë konçiz dhe solid: Pesë Prioritete për 4 milion shqiptarë plus. Jo rastësisht Prioriteti ynë i pesë është Shqipëria Fuqi Eksportuese. Në fakt ky është vetë objektivi madhor i Partisë së Lirisë, por i cili nuk mund të arrihet pa realizimin e 4 prioriteteve të tjera:

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

1. Ndalimi i shpopullimit.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

2. Dyfishimi i pagave dhe pensioneve.

Mund t'ju interesojë

Rama: Asnjë furi gurësh, molotovësh, balte apo glasash, të na shpërqëndrojë nga misioni historik…

Rama: Asnjë furi gurësh, molotovësh, balte apo glasash, të na shpërqëndrojë nga misioni...

Para 4 orësh
Aksident në aksin Qukës-Prrenjas, një person dërgohet me urgjencë në spital

Aksident në aksin Qukës-Prrenjas, një person dërgohet me urgjencë në spital

Para 6 orësh
SHBA: Tërheqje nga Donbasi në këmbim të anëtarësimit në NATO

SHBA: Tërheqje nga Donbasi në këmbim të anëtarësimit në NATO

Para 8 orësh

3. Arsimi dhe fuqizimi i kapitalit njerëzor.

4. Fuqizimi i Bujqësisë dhe Ushqimit.

Shqipëria e panaireve elektorale i duhet gaztorit të “Rilindjes” që shumica e forcës më aktive i ka ikur jashtë këto 12 vite, ndërsa vendi eksporton vetëm 8% të Prodhimit të Brendshëm Brutor, aq sa edhe 30 vite më parë. Ndërkohë që rënia e eksporteve vazhdon pikiatën konsistente, sepse modeli i tij ekonomik bazohet te pastrimi i parave përmes kullave dhe rezorteve luksoze, ndërsa narkoeuro po falimenton prodhuesit dhe eksportuesit në masë.

Ndaj Partia e Lirisë është në sinkron të plotë me Partinë Demokratike edhe përsa i takon përmbysjes së këtij modeli mafioz dhe klientelist të ekonomisë që dëbon dhe varfëron shumicën e shqiptarëve. Por nuk mjafton vetëm Programi i shkëlqyer që ka opozita dhe tërësisht i financueshëm. Duhet edhe fuqizimi i organizimit për t’u përballur me Partinë që është shkrirë me shtetin, sipas OSBe.

Ndaj finalizimi i koalicionit, edhe pse me vonesë, është vendimtar për të ecur me shpejtësi drejt konkretizimit në detaje dhe investimit të të gjitha energjive opozitare në një drejtim të vetëm, atë të Fitores së padiskutueshme ndaj një kundërshtari tejet të konsumuar që ka zgjedhur të bëjë gaztorin dhe karagjozin për t’iu ikur përgjegjësvie të rënda shtetërore dhe politike. Partia e Lirisë ka nisur procesin e saj të fuqizimit të rolit të saj për maksimizimin e rezultatit dhe Fitores të “Aleancës për Shqipërinë Madhështore” më 11 Maj.

Është hera e parë që Partia e Lirisë është një koalicion me Partinë Demokratike dhe kaq shumë aleatë tradicionalë dhe të rinj. Ndaj edhe rezultati do të jetë përtej parashikimeve edhe të më optimistëve të sotëm. Për 10 vite “arritja” më e madhe e gaztorit ishte se kishte korruptuar lidershipin e opozitës dhe i caktonte rezultatet pa nisur zgjedhjet. Po kështu i kishte pronto edhe McGonigalët për të manipuluar opinionin publik dhe provokuar opozitën, por edhe për të garantuar heshtjen dhe mosveprimin e SPAK dhe Prokurorisë ndaj krimeve të panumërta zgjedhore, deri në gjakderdhje si ajo e Elbasanit 2021.

Partia e Lirisë është e vendosur të mbajë dhe rrisë peshën e saj në këtë përballje vendimtare. Ajo i ka të gjitha potencialet për të arritur një rezultat historik dyshifror në këto zgjedhje. Me përjashtim të dy qarqeve nuk ekziston asnjë qark ku Partia e Lirisë nuk e ka mundësinë për të marrë të paktën një mandat në koalicion, përmes përzgjedhjes së emrave sa më aktivë, përfaqësues dhe konsensualë në listat e hapura.

Po kështu edhe partitë e tjera aleate do ta kenë këtë mundësi që me forcat e tyre të arrijnë, përmes kandidatëve në listat e hapura, sa më shumë deputetë. Sa më e thellë do të jetë Fitorja e “Aleancës për Shqipërinë Madhështore” aqë më të mira do të jenë mundësitë e Partisë së Lirisë, por edhe partive të tjera aleate të Partisë Demokratike për të maksimalizuar edhe përfaqësimin e tyre dhe për të provuar peshën e tyre në këtë koalicion historik.

Jam i bindur se ndërsa fuqia e këtij koalicioni do të rritet çdo ditë në “fushëbetejë”, shkërmoqja e organizatës kriminale, siç e quajnë me prova vetë ish-drejtuesit socialistë të Qeverisë, si Arben Ahmetaj dhe të tjerë, do të përshpejtohet. Humbja e organizatës kriminale do të jetë një çlirim për të gjithë vendin madje edhe për vetë socialistët e shtypur për një vend pune apo bukën e gojës. Potenciale të jashtëzakonshme njerëzore, intelektuale, profesionale do të çlirohen dhe Shqipëria Madhështore do të jetë e të gjithëve.

Etiketat e lidhura

meta
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Aksident tragjik në aksin Thumanë-Fushë Krujë, humb jetën “Mjeshtri i Madh” Paulin Filopati
Para 3 orësh

Aksident tragjik në aksin Thumanë-Fushë Krujë, humb jetën “Mjeshtri i Madh” Paulin Filopati

Merz mesazh Trump para takimit me Putin: Asnjë vendim për Ukrainën pa Europën
Para 4 orësh

Merz mesazh Trump para takimit me Putin: Asnjë vendim për Ukrainën pa Europën

Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit
Para 4 orësh

Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit

Rama: Asnjë furi gurësh, molotovësh, balte apo glasash, të na shpërqëndrojë nga misioni historik…
Para 4 orësh

Rama: Asnjë furi gurësh, molotovësh, balte apo glasash, të na shpërqëndrojë nga misioni historik…

Më të lexuarat

1 SHBA: Tërheqje nga Donbasi në këmbim të anëtarësimit në NATO
Para 8 orësh

SHBA: Tërheqje nga Donbasi në këmbim të anëtarësimit në NATO

2 Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit
Para 4 orësh

Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit

3 Aksident tragjik në aksin Thumanë-Fushë Krujë, humb jetën “Mjeshtri i Madh” Paulin Filopati
Para 3 orësh

Aksident tragjik në aksin Thumanë-Fushë Krujë, humb jetën “Mjeshtri i Madh” Paulin Filopati

4 Skandali/ “Me hoqen gjithë dhëmbët për 6 orë, disa mi vendosen me çekiç….”
Para 7 orësh

Skandali/ “Me hoqen gjithë dhëmbët për 6 orë, disa mi vendosen me çekiç….”

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.