Në krye të hipotekave një specialiste e kualifikuar

U emërua sot Drejtoresha e Përgjithshme e Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Blerina Doracaj. Ky institucion ndër më të rëndësishmit në administratën shtetërore ka qenë i LSI deri në muajin qershor dhe është drejtuar nga Ilirjan Muho, ndërsa kohët e fundit (mes qershori-mes korriku) nga tekniku i PD-së, Arjan Bylykbashi.

Por kush është drejtoresha e re e Hipotekave?

Znj. Blerina Doracaj (Shtylla) është e diplomuar për Drejtësi.  Kryetare e forumit të gruas për Tiranën, kandidate për deputete e PS në Tiranë, anëtarë e Këshillit Bashkiak të Tiranës, këshilltare pranë Ministrisë së Inovacionit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Blerina Doracaj gjithashtu është bashkëshortja e një njeriu publik, Bledar Doracaj, drejtori i Përgjithshëm i Gjendjes Civile.

Swiss Digital Mobile Reklama

Bledar Doracaj është emëruar në këtë detyrë 4 vite më parë nga ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri. Bledari është gjithashtu jurist me profesion dhe i angazhuar politikisht pranë PS. Aktualisht, anëtar i Asamblesë Kombëtare të kësaj partie.

Blerina, ndoqi rrugën e bashkëshortit. Ishte e 26 në listën e deputetëve për Tiranën në zgjedhjet e 25 qershorit. Ajo nuk arriti të futet në parlament. Gjithashtu bashkëshorti i saj, Bledari, 4 vite më parë ishte kandidati i PS, i 30 në listën e qarkut të Tiranës, nuk arriti të bëhej deputet, por partia e emëroi drejtor të Gjendjes Civile.

Por mund të thuhet se Blerina Doracaj është një prej specialistëve më të kualifikuar në fushën e drejtësisë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?