Në krye të prokurorisë së Krujës, komandohet Petrit Qano

 

Prokuroria e Përgjithshme mësohet se ka komanduar si drejtues të Prokurorisë së Krujës, Petrit Qanon, në vend të prokurorit Florian Bunjaku, i cili ishte i komanduar në këtë detyrë.

Vendim ky në fakt që vjen një ditë pas arrestimit të prokurorit të Krujës Haxhi Giu, por që sipas Prokurorisë, ky ndryshim i drejtuesve ka qenë rastësi, pasi i përfundoi komandimi Bunjakut pikërisht ditën e arrestimin e prokurorit Haxhi Giu.

Ndërkaq Florian Bunjaku kthehet në Tiranë si prokuror i thjeshtë.

SHKARKO APP