Në kulmin e “ftohjes” Greqi-Shqipëri, Bushati darkë me Kotzias
Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë kanë kohë që nuk janë më në ditët e tyre më të mira. Kryeministri Edi Rama, një javë më parë deklaroi se Athina nuk ishte më partneri strategjik i Shqipërisë. Në gati 5 vjet nuk ka asnjë vizitë bilaterale të Kryeministrave të dy vendeve. Ndërkohë Greqia ka dhënë sinjale se edhe mund të vendos veto për integrimin e Shqipërisë.
Pavarësisht kësaj kryediplomatët e dy vendeve kanë vendosur të “shkrijnë akujt”. Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati është takuar me homologun grek, Nikos Kotzias.
Të dy ministrat ndodhen në New York aty ku po mbahen punimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Bushati ka postuar një foto në profilin e tij në Twitter, ndërsa ka dhënë edhe mesazhin e bashkëpunimin mes dy palëve.
“Një shans i mirë për takimin pasues. Në pushimin e takimeve të OKB-së me mikun dhe kolegun Nikos Kotzias mbi disa çështje të bashkëpunimit të përbashkët” – shkruan Bushati në profilin e tij.

