Në kulmin e sezonit, Velipoja “skenë krimi” pas ndërhyrjes së FNSh-së

Velipoja është zgjuar kështu mëngjesin e së enjtes, në disa pika të ndryshme të vijës bregdetare, nga derdhja e Bunës në Vilun.(shikoni foton dhe videon)

Shkak u bë një operacion blic i policisë së shtetit, Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë dhe Hetimit Tatimor.

7 biznese janë bllokuar, ndërsa njërit prej tyre ju sekuestruan shezllonet.

Swiss Digital Desktop Reklama

Aksioni për lirimin e hapësirave publike erdhi pas denoncimit që kishte bërë kryetarja e bashkisë Voltana Ademi, e cila tha se ndërhyrja ishte përgjegjesi e këtyre institucioneve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas Bashkisë, subjektet në fjalë nuk kanë leje për ushtrimin e aktivitetit dhe nuk kanë paguar detyrimet përkatese siç e përcakton ligji.

Por vetë pushuesit janë të çuditur nga ky rrethim i vendit si në një skenë krimi, e që bëhet pikërisht në kulmin e sezonit turistik.

Operacioni i kryer në mesnatë u shoqerua me debate mes pronareve të shezlloneve dhe përfaqësuesve të policisë së shtetit.

Aksioni ka lënë pas heshtjen, pasi përveç pushuesve, askush tjetër nuk ka pranuar të flasë gjatë të enjtes për atë që ndodhi në Velipojë, qoftë nga hetimi tatimor, policia, apo bashkia Shkoder.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?