”Në Kuvend pashë teatër”, Rakipllari-Bylykbashit: Do të merrni pjesë në Komisionin antikorrupsion? Deputeti: I rrezikshëm…
Në fushën e shahut të politikës shqiptare në pamje të parë duket se ka një ngërç në bashkëpunimin e Rithemelimit me socialistët siç ndodhi me ngritjen e dy komisioneve hetimore apo me vijimin e reformës zgjedhore. Në parlament është diskutuar projekt rezoluta për thellimin e anti-korrupsionit me qëllimin final krijimin e një komisioni të posaçëm parlamentar ku socialistët pritet të ulen bashkë kolegët demokratë të Rithemelimit. Kryeministri Edi Rama e bëri të qartë se kjo përpjekje ka zero ndikim në punën e prokurorisë së posaçme SPAK.
Robert Rakipllari: Kjo seancë sot që në dukje kishte një përplasje të madhe me akuza e kundërakuza, ishte një lloj komedie. Kishin një problem përse kjo maxhorancë nuk njeh opozitën në parlament. Sot në Parlament ishte një teatër absurd. Bënin gjoja sikur.
Oerd Bylykbashi: Unë jam nënkryetar, ka një grup parlamentar.
Robert Rakipllari: Nga opozita e vendit tim dua të di, a do merrni pjesë?
Oerd Bylykbashi: Ky hiper-komision është i rrezikshëm pasi do të krijojë situatën e tollovisjes, që zhbën qeverisjen e zakonshme.
Robert Rakipllari: Prapë nuk po e thoni a do të merrni pjesë apo jo.