Në Kuvend politikanët nuk flasin kurrë për hallet e qytetarëve

Ishte parashikuar që në seancën e kësaj të hëne në Kuvend, deputetët do të diskutonin për problematika të hasura në terren, por ”hallet” politike prevaloi mbi ato qytetare.

Lulzim Basha shfrytëzoi minutazhin për të prezantuar amendamente kushtetuese, ku më shumë peshë i dha Vetting-ut në politikë duke akuzuar kundërshtarët e saj brenda dhe jashtë parlamentit.

20 minuta nuk mjaftuan për kryedemokratin, i cili nuk nguroi të replikonte me disa socialistë ku kryefjalë kishte korrupsionin.

Akuzat e kryedemokratit nuk mbetën sërish pa përgjigje. Ketë herë ishte ministrja Elisa Spiropali e cila ngriti akuza ndaj Bashës se i ka shpëtuar drejtësisë me procedurë.

SHKARKO APP