Ne lamtumiren e fundit te Imzot Luçiano Agostini, ipeshkvi i Dioqezes se Sapes!
Nga Sali Berisha
Ne lamtumiren e fundit te nje miku te çmuar, Imzot Luçiano Agostini, ipeshkvi i Dioqezes se Sapes!
Te dashur miq, sot Komuniteti Katolik i Dioqezes se Sapes, katoliket shqiptar dhe mbare kombi yne ishin ne dhimbje dhe zi per ndarjen nga jeta te Bariut shembullor te kishes tone katolike, intelektualit te shquar dhe atdhetarit te flakte, Imzot Luciano Agostini, ipeshkv i Dioqezes se Sapes. Ne ceremonine e lamtumires, ne prani te presidentit te Republikes Bujar Nishani, Nuncit Apostolik Ramiro Moliner Inglés, udheheqjes se Kishes Katolike shqiptare e te derguarve te larte te Papa Franceskut, familjareve dhe qindra qytetareve, ne katedralen e Vaut te Dejes u mbajt mesha solemne.

Ne kete meshe u lexua mesazhi i ngushellimit i vet Papa Franceskut dhe u fol per virtytet e larta njerezore dhe meritat e medha te Imzot Luçianos ne ringjalljen e Kishes ne Shqiperi. Edhe nje here nderim te vecante per vepren e pavdekshme te mikut te dashur per te gjithe ata qe e kane njohur, Bariut te perkushtuar te kishes, intelektualit dhe atdhetarit te flakte, Imzot Luçiano Agostini dhe ngushellimet me te sinqerta familjes, miqve, bashkepuntoreve, komunitetit katolik te Dioqezes se Sapes dhe mbare besimtareve katolik shqiptar per ndarjen e tij nga jeta!

KOHA JONË SONDAZH

