Në Lion filloi shiu dhe erë e fortë. Sa ndikon tek ndeshja?

Kushtet e motit nuk do të jenë aq të favorshme në Lion, ku sonte Shqipëria dhe Rumania luajnë për një vend në 16 ekipet më të mira.  “Vetëm 4 orë përpara fillimit të ndeshjes Rumani-Shqipëri ka filluar të bjerë shi në Lion. Moti është i ftohtë dhe me erë. Nëse vazhdon kështu, a do të ndikojë në mënyrën se si do të luajnë skuadrat?” shkruan UEFA në faqen zyrtare.

Gazeta franceze “L’equipe” ka publikuar formacionet dhe skemat e shqiptarëve dhe rumunëve që do të përballen sot në orën 21:00.

Te kuqezinjtë tanë, gazeta franceze sheh në formacionin bazë kapitenin Lorik Cana, ndërkohë që nga minuta e parë mesa duket do të ketë vend edhe për Kacen që pritet të zëvendësojë Kukelin e pezulluar, shkruan “Albeu’.

Ndryshime sipas të përditshmes më të madhe sportive franceze do të ketë edhe në sulm, teksa Cikalleshi mund të zërë vendin e Sadikut.

SHKARKO APP