Në listën e hapur për deputet, Majko: Nuk hyj te njerëzit që e bind Ramën, ai ka kokë më vete
Kandidati për deputet i PS-së në listën e hapur, Pandeli Majko ka komentuar fushatën elektorale, duke adresuar spekulimet lidhur me mundësinë që Rama të garonte gjithashtu në këtë listë.
Ai ka shpjeguar se ndonëse nuk është pjesë e njerëzve që mund të ndikojnë në vendimet e Ramës, për të një garë në listën e hapur me praninë e Ramës do të ishte shumë e pabarabartë.
”Nuk hyj te njerëzit që bind atë. Ai ka kokë më vete në këtë drejtim, por qëndrimi i tij në listën e hapur do e bënte garën shumë të pabarabartë”,-tha Majko. Ai ka shtuar gjithashtu se për vlerësimin që ka ndaj kryeministrit Rama, ai do ta kishte të pamundur të bënte fushatë kundër ”kreut të familjes së tij politike”.
KOHA JONË SONDAZH

