Në listën e hapur për deputete, Felaj: Duhet t’u jepet mundësia edhe të rinjve, mandati i katërt jo i thjeshtë

Deputetja e PS-së, Ermonela Felaj është në listën e hapur të socialistëve për zgjedhjet parlamentare të 2025. Ajo thotë se nuk ndjehet e rrezikuar, pasi sipas saj mandati nuk është i përjetshëm, edhe pse është një privilegj që pak vetëve u jepet në jetë.

Lista dhe formula e re sipas Felajt, bëhet me qëllim maksimizimin e fitores së socialistëve, të cilët kërkojnë një mandat të katërt qeverisës, por edhe për harmonizimin e forcave sipas nevojave. Felaj thekson në A2 se duhet t’u jepet mundësia edhe të rinjve për riienergjizimin e partisë.

“Një arsye kryesore është që PS kërkon mandatin e katërt dhe kjo nuk është e thjeshtë. Kërkon rinovim të forcave ne nuk i kemi ndezur motorët tani dhe ky rienergjizim përfshin edhe pjesën drejtuese të PS. Unë jam bërë aktive në 2009 dhe në atë kohë PS ndërroi 40% të anëtarëve dhe nuk e shoh me paragjykim këtë pjesë se do ishte ironike dhe hipokrite nga ana ime, se unë vetëm jam produkt i një rinovimi. Duhet t’u jepet mundësia edhe të rinjve. Listat e formula e lejon harmonizimin sipas nevojave. Sistemin dhe hartimin e listave duhet ta bësh në mënyrë të tillë që të maksimizosh fitoren. Në 2021 drejtuesit politikë u renditën në fund të listës dhe ideja ishte që të energjizonin pjesën e parë të listës për të marrë më shumë vota”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?