Në luftë me koronavirusin, Vasili: Me një stok 10-15 mijë tampone do të ishim të qetë

Ndërsa flitet për mungesa të shumta në tampone dhe respiratorë për të përballur emergjencën me koronavirusin, ish-Ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili thotë se immediate është blerja e tamponeve.

I ftuar në “Tempora” në Rtv Ora, Vasili thotë se me një stok 10-15 tampone do të ishim të qetë.

Vasili: Shtimi i tamponëve është investim jashtëzakonisht i dobishëm, është shumë më i dobishëm edhe sikur të 100 fishonim respiratorët. Instituti në këtë moment duhet të kishte një stok 10-15 mijë tampone në laborator do të ishim shumë të qetë. Një analizë kushton 150-170 euro.Çfarëdo lloj shpenzimi i kësaj natyre nuk është asgjë. Ke në kontroll situatën dhe ke hot spotet në territor. Në çdo sekondë mund të adoptosh një strategji edhe pragmatike dhe racionale. Ke mundësi që vatrat e zjarrit epidemik i shuan shpejt.Duhet ndarë qartë ku të sugjerosh profesionalisht dhe ku politikisht.

Vasili mohon faktin se COVID 19 është më ngjitës se gripi i derrit.

Vasili: E vërteta është  se pandemia e gripit të derrit pati edhe nivel infeksioziteti, edhe përhapje, edhe vdekshmërie shumë më të lartë.Shëndetësia ka dy sfida të mëdha, duhet patjetër të kontrollojë pandeminë por edhe të mbajë në kontroll sëmundshmërinë e popullatës. Vrastarët më të mëdhenj janë sëmundjet kardiake, respiratopre, diabeti, të gjitha sëmundjet kronike. Kur kufizimet kalojnë masën e gjithë kjo popullatë pëson një përkeqësim artificial dhe rrisim vunerabilitetin dhe çdo lloj prekje që do ndodhë aty do na japë pasoja të rënda.

SHKARKO APP