Në Lushnje fruta-perimet hidhen në kanal, në Tiranë qytetarët përballen me çmime stratosferike

Përveç koronavirusit që ka prekur vendin tonë, qytetarët e Tiranës përballen edhe me një problem tjetër, rritjen e çmimeve. “ABC News” ishte në tregun e fruta-perimeve në Lushnje dhe pa nga afër që çmimet ishin të ulëta, ndërsa në kryeqytet ato rriten dita-ditës gjithnjë e më shumë.

Këto janë shqetësimet e vazhdueshme të disa prej qytetarëve në kryeqytet gjatë ditëve të fundit.

Për të parë situatën me çmimet e prodhimit vendas, “ABC News” udhëtoi për në tregun e shumicës së fruta-perimeve në Lushnjë

Diferencat e çmimeve të këtij tregu me çmimet që konsumatori në Tiranë përballet çdo ditë janë tepër të mëdha.

“Kanë shkuar 4 mijë lekë të vjetra arka e cila ka 5 kg”, u shpreh një prej tyre.

Tregtarët shprehen se blerjet kanë rënë ndjeshëm javët e fundit sa detyrohen që shpesh ta hedhin mallin e tyre në kanal.

“Janë pakësuar dhe po bëhet mbi dy javë që çmimet kanë rënë”.

Edhe kufizimi i lëvizjes nga qeveria për shkak të shtetrrethimit pa një autorizim përkatës i penalizon tregtarët e Lushnjës për të tregtuar produktet e tyre.

“Kam dërguar e-mail nuk kemi marrë përgjigje”, u shpreh një tjetër tregtar.

Sipas tregtarëve të shumicës në Lushnje arsyeja që në Tiranë çmimet janë disafish më të larta, vjen edhe për shkak të tregut të shumicës në kryeqytet që është i vetmi dhe s’ka konkurrencë.

YouTube player

/abcnews.al

SHKARKO APP