Në manifestim si qytetare/Gjosha: LSI ka një histori të gjatë me Kushtetutën

Në manifestimin e thirrur nga Presidenti i Shqipërisë, ishte edhe ish-ministrja dhe ish-deputetja e LSI, Klajda Gjosha, e cila thotë që doli si qytetare. E ftuar në “Tempora” në Rtv Ora, ajo thotë se shteti fillon te Kushtetuta dhe është detyrë e të gjithë qytetarëve që ta mbrojnë kur dhunohet.

”Unë isha si qytetare, por besoj se është detyrë e të gjithë qytetarëve për të mbrojtur Kushtetutën e Shqipërisë. Është libri themeltar i kësaj Republike ku ne jetojmë. Shteti aty fillon. LSI ka një histori të gjatë me Kushtetutën. 2008 ka kulmuar, ka qenë një vrazhdë shumë e gjatë e mbylljes së disa politikanëve tanë brenda Kuvendit për të mos ndryshuar atë sistem përfaqësie që ne kemi. Kushtetuta ka probleme, por ky është tjetër koncept. Ne jemi të detyruar të mbrojmë këtë që është miratuar. Fakti që u larguam nga ai parlament kishte të bënte me cënimin e Kushtetutës. Besoj që është një sensibilizim, që më pas do të frenojë ndjeshëm të gjithë shkeljet që i bëhen Kushtetutës”.

SHKARKO APP