Në mbështetje të Kuksianëve, blloket tjetër rrugë dhe qarkullimi (FOTO)
Ndonëse Policia e Shtetit ka rrethuar zonën përreth Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, familjarët dhe qindra mbështetës ndaj 23 të ndaluarve ndaj të cilëve po zhvillohet edhe seanca gjyqësore, kanë gjetur një mënyrë për të vijuar protestën e tyre.
Përpjekjet e deputetëve të opozitës për t’u futur në sallën e gjyqit detyruan policinë të tërhiqet, por familjarët e të arrestuarve që kanë ardhur në Tiranë janë lënë në anën tjetër të rrugës dhe nuk janë lejuar të ndjekin gjyqin.
Forca të shumta policore bllokuar njërin krah të lëvizjes së automjeteve në Unazë për të pasur nën kontroll situatën pranë gjykatës. Por më vonë, një grup protestuesish është mbledhur në anën tjetër të Lanës, duke bllokuar lëvizjen e automjeteve edhe në këtë drejtim.
Disa prej protestuesve qëndrojnë të ulur në rrugë, në pritje të vendimit për të arrestuarit. Ndërkohë me megafonë kërkohet lirimi i të arrestuarve. “Lironi djemtë tanë! Rama ik! Arrestoni qeveritarët.”


KOHA JONË SONDAZH

