Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 17 Nëntor 2026, 11:14 Reagon Hashim Thaçi pas dënimit të dytë “Një padrejtësi nuk ndreqet nga një padrejtësi tjetër!”- shkruan ish-presidenti kosovar, Hashim Thaçi mënjëherë sapo Gjykata Speciale e Hagës e dënoi edhe me 17…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • PS
  • Gjermania-Holandë
  • Protesta
  • Rama
  • Gëzim Ndoka
  • Shëndetësia
  • Reforma zgjedhore
  • SPAK
Lajmet e fundit
Në trend
  • PS
  • Gjermania-Holandë
  • Protesta
  • Rama
  • Gëzim Ndoka
  • Shëndetësia
  • Reforma zgjedhore
  • SPAK
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

PROFIL/ Të shkëlqesh si Shkëlqim Hajdari, pas dorëheqjes!

Forum E premte, 16 Janar 2026 20:45
PROFIL/ Të shkëlqesh si Shkëlqim Hajdari, pas dorëheqjes!
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Ndodh rrallë që dy dorëheqje t’i provojnë ndokujt tjetër shkëlqimin në karrierë. Shkëlqim Hajdarit ia plotëson ndoshta si askush tjetër karakterin dorëheqja ose më mirë të themi, vendimi në kohën e duhur për t’u larguar. Është kultura e munguar e dorëheqjes, aq shumë e nevojshme brenda institucioneve të brishta demokratike, ajo për të cilën kemi nevojë.

Mund të largohesh pa lënë gjurmë, larg të qenit dinjitoz në punë. Herët apo vonë thuhet se koha u jep të drejtë atyre që kanë pasur të drejtë.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Dorëheqja e dytë e Shkëlqim Hajdarit nuk ishte si e para. Ajo ndonëse erdhi papritur nuk pati përplasje institucionale apo politike. E ndërsa skandalet shoqërojnë institucionet e tjera, institucioni që drejtoi Shkëlqim Hajdari nuk u përfol në asnjë kohë, për asnjë problematikë. Përkundrazi, Hajdari la trashëgimi një institucion që është vlerësuar në standardet e BE-së.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Shkëlqim Hajdari dha dorëheqjen si Kryeinspektor i Përgjithshëm, detyrë të cilën ai e mori në vitin 2016, vetëm një ditë pasi përshkroi disa nga arritjet në institucionin që drejtoi gjatë një dekade.

Në një reagim të bërë në rrjetet sociale para se të largohej Hajdari tha se në këto vite të punës, është i lumtur që reforma ligjore në fushën e inspektimeve është finalizuar.

Teksa falënderon të gjithë stafin dhe institucionet e tjera të përfshira në këtë reformë, që e cilësoi vizionare sipas standardeve më të mira të inspektimeve në BE, Shkëlqim Hajdari prezantoi rezultatet konkrete duke paralajmëruar abuzuesit e mundshëm se paligjshmeria, korrupsioni, subjektivizmi dhe barra e padrejtë ndaj biznesit të ndershëm, do të marrë fund!

Dorëheqja e dytë e Shkëlqim Hajdarit dallon shumë nga e para. Veçse shkëlqimi pas saj mbetet i njëjtë. Në dorëheqjen e parë ai vendosi të largohej me guxim nga profesioni i parë ndaj të cilit ishte investuar një jetë të tërë. Pas një pune profesionale për afro dy dekada, kur nisi të hidhte themelet Reforma në Drejtësi, ish-prokurori i përgjithshëm, Adriatik Llalla e transferoi Hajdarin nga drejtues i prokurorisë së Apelit në prokuror të thjeshtë në Shkodër.

Mund t'ju interesojë

Tjetër dënim me burg për Hashim Thaçin në Hagë, shpallet fajtor për “pengim të drejtësisë”

Tjetër dënim me burg për Hashim Thaçin në Hagë, shpallet fajtor për “pengim të drejtësisë”

Para 42 minutash
SPAK kërkon 1 vit burg për ish-kryebashkiakun e Divjakës, Fredi Kokoneshi dhe tre zyrtarë të tjerë

SPAK kërkon 1 vit burg për ish-kryebashkiakun e Divjakës, Fredi Kokoneshi dhe tre zyrta...

Para 1 ore
Ministri Demo: Ulen tarifat e dokumenteve biometrike, ja sa do të paguajnë kategori të caktuara

Ministri Demo: Ulen tarifat e dokumenteve biometrike, ja sa do të paguajnë kategori të ...

Para 2 orësh

Ai dhe dorëheqjen me pretendimin se situata e organit të akuzës ishte bërë alarmante, për një shtet demokratik, ku emërimet dhe shkarkimet bëheshin në shkelje të ligjit dhe në favor të personave të paaftë.

Reforma në Drejtësi vërtetoi atë që pretendoi Shkëlqim Hajdari, ndërsa ish-prokurori me të cilin ai u konfliktua është sot në kërkim nga drejtësia.

Veç angazhimit dhe arritjeve profesionale, baba i tre fëmijëve, bashkëshort dhe familjar i devotshëm Shkëlqim Hajdari, për gjithçka ka dhënë, gëzon reputacion dhe respekt të gjerë në komunitet. Kontributi i tij të çmuar është i njohur jo vetëm për “tironasit” por edhe në trevat mbarëshqiptare.

Aktualisht Kryetar i Asamblesë së Shoqatës “Tirana”, ai ndjek me pasion jo vetëm zhvillimin kulturor të kryeqytetit, por edhe çështjet kombëtare kudo, në Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Mali i Zi apo Diasporë.

Pa kompromis ndaj së keqes, gjithnjë në të njëjtën rrugëtim pa devijim nga rruga e drejtë që ka zgjedhur të ndjekë me njerëzit, për njerëzit, i japin profilit që ka ndërtuar dhe karrierës që ka lënë pas Shkëlqim Hajdari një shkëlqim të merituar. Me pak fjalë të shkëlqesh pas dorëheqjeve si Shkëlqim Hajdari është gjë e rrallë!/Marrë nga MAPO/

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Reagon Hashim Thaçi pas dënimit të dytë
Para 26 minutash

Reagon Hashim Thaçi pas dënimit të dytë

Shorti i ëndrrave/ Shqipëria, Kosova dhe Greqia mund të përfundojnë në të njëjtin grup
Para 31 minutash Exclusive

Shorti i ëndrrave/ Shqipëria, Kosova dhe Greqia mund të përfundojnë në të njëjtin grup

Finlanda kërkon dialog me Rusinë pas luftës: Europa të mos varet vetëm nga SHBA
Para 36 minutash

Finlanda kërkon dialog me Rusinë pas luftës: Europa të mos varet vetëm nga SHBA

Hoxha nga Brukseli: Veprimi ndaj minave në Ukrainë, parakusht për rindërtimin dhe jo thjesht angazhim humanitar
Para 38 minutash

Hoxha nga Brukseli: Veprimi ndaj minave në Ukrainë, parakusht për rindërtimin dhe jo thjesht angazhim ...

Më të lexuarat

1 Ndahet nga jeta Gëzim Ndoka, vëllai i ish-deputetit socialist
Para 15 orësh

Ndahet nga jeta Gëzim Ndoka, vëllai i ish-deputetit socialist

2 Anulohet samiti i NATO-s në Tiranë, Rutte tregon shkakun e vendimit
Para 21 orësh

Anulohet samiti i NATO-s në Tiranë, Rutte tregon shkakun e vendimit

3 Gjermania turpëron 5-0 Holandën, Gruda shkëlqen me gol dhe dy asiste
Para 13 orësh

Gjermania turpëron 5-0 Holandën, Gruda shkëlqen me gol dhe dy asiste

4 Spahiu: PS i fiton lehtësisht zgjedhjet në Tiranë nëse opozita është e ndarë me disa kandidatë
Para 12 orësh

Spahiu: PS i fiton lehtësisht zgjedhjet në Tiranë nëse opozita është e ndarë me disa kandidatë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.