Në Morinë arrestohet një shtetas rus
Një shtetas rus është arrestuar në pikën kufitare të Morinës.
Arrestimi i Ilyas Nafiev, 54 vjeç, banues në Rusi “u bë pasi gjatë kontrollit të pasaportës në dalje, u konstatua se ka ndërhyrje në faqen 26 të saj” informon policia e Kukësit.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprën penale” Falsifikim i leternjoftimeve, vizave”, parashikuar nga neni 186 i Kodit Penal.
Po dje është arrestuar me qëllim ekstradimin drejt Danimarkës i tetovarit Bujamin Rexhepi ( Redjepi), 30 vjeç
Gjykata e Danimarkës ka vendosur ndaj tij masën “arrest me burg” për veprat penale “Vjedhje me dhunë” dhe “Tentative vrasje”, parashikuar nga nenet 237,21,288/2 Kodit Penal Danez.
Gjithashtu në pranga ka rënë dhe Radovan Zivic, 34 vjeç, banues në Llapna Sell Prishtinëë.
Ky shtetas ishte shpallur në “kërkim ndërkombëtar”, nga autoritete Malazeze.
Gjykata e Kotorrit, Mali i Zi më datë 15.03.2017 e ka dënuar me 1 vit burg për veprën penale “Mashtrim”, parashikuar nga neni 244, paragrafi 3 i Kodit Penal Malazez.
KOHA JONË SONDAZH

