Në një 1 muaj, ”në sitë” 115 farmaci

Intensifikohen kontrollet në rrjetin e hapur farmaceutik për tregtimin e barnave pa recetë. Që nga krijimi i Task Forcës së ngritur nga Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, 1 muaj më parë, janë kontrolluar 115 farmaci në të gjithë vendin.

Kontrollet kanë qenë të fokusuara kryesisht te plotësimi i kushteve të ruajtjes dhe monitorimit të barnave, të kushteve higjieno-sanitare, kontrollin e barnave mbi pullën e sigurisë, kontrollin për tregtimin e barnave pa recetën e mjekut.

Gjatë kontrollit të farmacive janë konstatuar disa shkelje, për të cilat janë marrë 56 masa për shkelje administrative, prej të cilave, 20 masa për tregtim të barnave pa recetë, 18 masa për mungesë të recetave sipas klasifikimit, 13 masa për tregtim të barnave pa pullë dhe 5 masa për subjektet për mosrespektim të kushteve të ruajtjes së barnave.

Swiss Digital Desktop Reklama

Task-Forca për kontrollin e barnave, është e përbërë nga përfaqësues të disa institucioneve, ku përfshihen për herë të parë edhe inspektorë të Urdhrit të Farmacistëve të Shqipërisë, që do të ushtrojnë kontrolle në çdo subjekt farmaceutik. Kontrollet do të shtrihen në të gjithë vendin, me qëllim garantimin e sigurisë së tregtimit të barnave për qytetarët në të gjithë vendin.

Swiss Digital Mobile Reklama

Për herë të parë në këtë Task-Forcë, përveç specialisteve të agjencisë së barnave, Inspektoratit Shëndetësor Shtetëror dhe Ministrisë së Shëndetësisë, janë përfshirë edhe specialistë nga Urdhri i Farmacistëve, i cili i jep licencën një farmacisti në vend.

Por në fakt barna kontrabandë janë tregtuar gjithmonë në tregun e lirë farmaceutik. Në Shqipëri përllogaritet një xhiro vjetore prej 5 milionë euro me barna kontrabandë dhe ky biznes fitimprurës ka lulëzuar si në kohën e qeverisjes së djathtë ashtu edhe në atë të majtë. Në fakt ky fenomen nuk mund të frenohet me task-forcë nëpër farmaci, pasi barnat kontrabande kalojnë me çanta në pikat tona doganore dhe kontrollet duhet të ushtrohen atje nëse duhet luftuar ky fenomen.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?