“Në një demokraci si kjo e jona asnjë qeveri s’duhet të kalojë më shumë se 2 mandate”

Në një demokraci si kjo e jona asnjë qeveri s’duhet të kalojë më shumë se 2 mandate”. Kështu u shpreh sot për MCN TV përfaqësuesja e lëvizjes “Diaspora për Shqipërinë e lirë” Emanuela Zaimi.

Ajo ritheksoi shqetësimin për votën e emigrantëve dhe akuzoi qeverinë si përgjegjësen numër një të dështimit të procesit.

“Qeveria është përgjegjësja numër një dhe të gjitha institucionet kanë përgjegjësinë e tyre. Vendimi për emigrantët që vijnë nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut është i padrejtë duhej parë në një mënyrë tjetër”, tha Zaimi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pjesë nga intervista:

Swiss Digital Mobile Reklama

Vota e emigranteve, sa prej tyre nuk vonojnë?

Zaimi: Mundësimi i votës ishte një premtim i kësaj qeverie dhe procesi u duk sikur po lëvizte, por rezultati ishte ai që ishte dhe unë sot erdha nga Viena për të votuar. Qeveria është përgjegjësja numër një dhe të gjitha institucionet kanë përgjegjësinë e tyre. Vendimi për emigrantët që vijnë nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut është i padrejtë duhej parë në një mënyrë tjetër.

Pengesë artificiale apo reale pamundësimi i votës së emigranteve?

Zaimi: E shikoj të padrejtë dhe si pengesë. Nuk mund të bëhen njoftimet sot për nesër, duhet të ishin njoftuar më parë. Fakti që ishte sot për nesër ishte një goditje e madhe. Vendimet duhen zbatuar, por vendimi për votën duhet ndjekur dhe nuk duhet lënë në harresë.

Procesi zgjedhor sot?

Zaimi: Unë isha votova dhe vendi ku votova nuk kishte shumë radhë. Si proces ishte në rregull. Më bëri përshtypje distanca dhe maskat që nuk mbahen siç duhet.

Çfarë simbolizon procesi?

Zaimi: E kam parë këtë votim me shpresën që mund të ndryshojë përbërja e parlamentit, por në një lloj demokracie si kjo e jona mendoj se asnjë lloj qeveria nuk duhet të kalojë më shumë më shumë se 2 mandate. Këtë herë zgjodha të votoj për të keqen më të vogël, nuk votova për parti, por vetëm për kandidat.

A ka shqiptare që jetojnë ne Greqi dhe Maqedoninë e Veriut që kanë marrë përsipër karantinimit dhe kanë ardhur të votojnë?

Zaimi: Jo aktualisht jo, në grupin tonë nuk ka pasur një raport të tillë. Shqiptarët e ikur jashtë janë më shumë respektues të rregullave. Besoj që do të ndiqet procedurialisht.

Lexoni edhe….

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?