Në një rrëfim për poetin Qerim Skënderaj, nga i biri Albani dhe tre djemtë e tjerë

Gazetari Gëzim Llojdia në portalin: https://gazetadestinacioni.al ka publikuar një njohje të Qerim Skënderaj, poet dhe krijues me një seri botimesh, vlera dhe qasshmëria e të cilave është të jetuarit shpirtërish, si në prozë ashtu edhe në poezi. Personalisht e kam përcjellë dhe kam shkruar për disa nga librat e qerimit, të cilin e kam mik dhe takuar disa herë. 

Ai është një baba, sa ç’është poet dhe prozator, estet dhe rrëfimtar dhe patjetër një burrë i urtë dhe i thjeshtë. Llojdia e ka shterruar njohjen me Qerim Skënderaj në këtë qasje, duke sjellë të bijt para në rrëfim për babain, dhe vetë atë në çfarë ka për të thënë për ata.

Dhe, vijon tekti:

…Po e nis me një rrëfim. Kur Qerim Skënderaj promovonte librin e tij diku aty nga viti 2018 lexuesi i parë që i dha librin ishte Albani. Fotografi u fokusua te Albani ndërsa i ati shkroi më vonë: Një dhuratë nga unë, pas dhuratave të tua pa fund.

Ne do bënim një promovim të autorit Qerim Skënderaj por ikja nga jeta e bashkëshortes së tij Afërditës i prishi planet tona. Dhimbja e poetit ishte e madhe.

Pragëhyrje

1.

Qerim Skenderaj është poet. Kam disa rrëfime nga poeti. Vinte shpesh në qytetin jugor, por që kur i vdiq bashkëshortja ,vajtjet dhe ardhjet u rralluan. Kishte të drejtë poeti,një engjëll ishte larguar nga krahu i tij.Dhe ishte ajo që mbante drejtpeshimin e familjes. Mirëpo poeti mbetet deri në fund poet. Muzgjet janë për të gjithë , siç i presim një ditë dhe poeti do ti kapërcej ato me ngadalë .

Ja rrëfimi i tij kur e pyeta se çfarë kishte botuar gjatë kohës s emigrimit.

Ai në Shqipëri njihet pak sepse ka 20 vjet kohë që ka mërguar dhe kur je larg të harrojnë të gjithë,por jo poetet,zëri i tij është zë i bukur në poezi dhe në të gjitha botimet që ka në shqip por edhe se fundi në italisht.

…Pasi mbarova shumë poezi nisa ti përktheja në italisht me ndihmën e një italiane. Pas shumë kohe vëllime poetik në gjuhën e shtetit fqinjë ishte gati.

-Atëherë pyeta:Po shtëpia botues ku ndodhet?

-E thjeshtë fare,i thanë ska nevojë të udhëtosh deri atje larg. Mjafton një klik dhe vëllimi dërgohet në Emailin e redaksisë botuese, kështu veprova dërgova Emalin me poezitë në gjuhën italiane dhe pastaj u zhyta në rutinën e përditshme. Një pasdite të vonët,mëriti një haber nga larg. Ishte Email që udhëtonte më shpejt se postieri dhe thoshte në gjuhën italiane. Vëllimi poetik do të botohet brenda ke çekun si shpërblim për punën. Vëllimi do të prezantohet nga komuna e cila do të marrë të gjitha shpërblimet. Komuna organizoi promovimin e librit dhe ishte një ngjarje e madhe për zonën ku punoja që tashmë nuk më njihte më si punonjës i një antikuari por edhe si poet. Dhe ç’praj asaj dite ata më nderonin çdo ditë,kur në mëngjes shkoja në punë dhe kur pasdite kohesha në banesë…

2.

Rrëfimi i dytë.

Po në emigracion mese u more ti vije nga zanati nga ushtria dhe si pasion ruaje poezinë?

…Është nj histori e bukur,kur punoja në një dyqan antikuarësh. Dyqani kishte brenda dhe jashtë antikuarë mirëpo ato që ishin jashtë ngaqë ishin të mëdha dhe të rënda ,kur mbyllnin dyqanin i linim atje ngase atje nuk i ngacmonte kush.

Një ditë vijnë dy shqiptarë të cilët interesoheshin për një antikë të madhe, që gjendej jashtë .Më pyetën në italisht ngase më quajtën italian sepse kisha lënë edhe mjekër të zbardhëllyer. Ishin të interesuar por, nuk u pëlqeu çmimi. U afruan sërish dhe kërkuan ulje i bëra një ulje të vogël sipas ofertës. Sërish nuk e pranuan. Atëherë filluan të bisedojnë në shqip në pranin time duke më quajtur italian dhe nuk e dija shqipen.

-Po e bëjmë kështu tha,njëra meqë këta e mbajnë kaq shtrenjtë. Vijnë natën e marrim dhe hajt tungjatjeta le ta mbajmë kaq shtrenjtë.

Ngrita kokën dhe u fola:

-Jo more po thoni kështu more vëllezër.

-Ah mbetën të befasuar.

-Po shqiptarë qenke ti mor derëzi lere se u turpëruam fare. Pimë kafe me vonë dhe qeshëm. Ishte një shaka më thanë .Dhe gjithsesi mbeti në kujtesë një shaka.

3.

Rrëfimi i tretë.

Këta janë ajri, drita, uji, buka; në katër stinët e mia-shkruan Qermi për 4 djemtë e tij.

Për Taulantin shkruan:Taulanti, i vogli për mua por mësues për brezin e ri.

Të gjithë e njohin këngëtarin e madh AlbanSkënderasj.I ati Qerim i kushtonë ko vargje:

URIM ALBANIT

Atë ditë plotë me ngjyra prilli,

Erdhe me pranverën, i bleruar.

Zërin regjistruar nga bilbli,

Si dhuratë për stinën e bekuar.

Ne krenarë për ty, të mrekulluar!…

Për djalin e madh ,bbai poet shkruan:Me Martinin, djalin e madh; burim i pashtershem idesh. Artist ne pune, po aq dhe ne familje.

Dhe në fund shkrimtari Skënderaj shkruan për dy djemtë:

Dy prijsat fitimtare ne te gjitha betejat familjare te 20 vjeteve te frundit. Martini dhe Arberi, djemte, miqte dhe shoket e mi, ne çdo çast te veshtire apo ngazellyes qe na ka shoqeruar ne udhen tone te perbashket.

Artikullin që keni më poshtë e publikova tek një faqe kulturore. Meqë kërkova në Facebook për një fotografi dhe në rastin më të parë ,gjeta nja foto ku ishte poeti dhe një nga djemtë,vendosa sigël:Poeti Qerim Skenderaj dhe biri këngëtari Alban Skenderaj.

Qerimi duke qeshur më thotë:

-O Gëzim , po ai në foto nuk është Albani. Fotua ishte bërë si vepër arti.Qerimi ulur në një shkallë rrethore prej betoni ngjashëm me një stadium me të birin tretur diku vështrimi,përhumbur drejt kur agimi niste jetën. Është djali tjetër. Që thua ti kam katër djem. Të gjithë u ngatërrojnë dhe u thonë Albani je ti në fakt nuk është ai,por ata ngjasojnë me njeri tjetrin.Duke i thirrur të gjithëve jo emrin e tyre. por të vëllait të tyre Albanit…

4.

Futemi në brazdën e vjetër, shkruar disa vite më parë .E ,që të kuptohemi e kemi llafin për poetët,këta të marrë ,por hyjnorë.

…Qerim Skenderaj është poet. Në qytetin jugor e njohin, ëmbëlsisht e thonë emrin e poetit. Në qytetin ku ka det,dallgë,duna rëre dhe motiv deti poeti erdhi në vite ‘70. Prej kësaj fitoi lirizmin poetik. Sepse në brendi të brendisë së zemrës ruante nuancat poetike,që gjithnjë ishin ngacmime të mëdha për hep-ime zëmrash. Në fakt si mua dhe Qerimit zgjimin poetik na e bëri Naimi. Naimi i derës së frashëllinjëve. Qerimi ka një shtysë më tepër. Dritësimin e ka njohur, pra shkëlqimin e diellit të botës e ka parë në 12 mars 1949 në krahinën Mallakastër. Ai nuk mbanë mend shumë për fëmijërinë e hershme sepse i lidhur kopanecë ,ai ëndej në botën e gjithhershme dhe priste vetëm një shkak. Të rritej. Ndërsa ditët mbylleshin me muzgje,netët ndrisnin me yje,dimrat gjithë llohë dhe beharët me zheg vere. Kështu Brenda këtyre kontureve ai pati dy dëshmitarë. Prindërit. Nëse jeta është si valë deti. Ngritjet dhe uljet e saj. Janë dallgë të atij deti,që godisnin brigjet dëshmitare. Pasqyrimi i saj na lejon të qartësojmë, thellësinë nën syprinën e ujit. Vuajtjet e rritjes e sollën në 5 vjet ose në 1950 ditë,kur banesa ndjeu pikëllim për ikjen e burrit të shtëpisë. Ishte thyer trari kryesor. U lidh me nënë që siç e shpreh ai .Për 46 vjet me radhe ndërtoi lidhje te fuqishme shpirtërore duke e pasur pike referimi e muze frymëzimi ne shume poezi. Nena, Naimi dhe natyra kane qene shtysa e pare drejt magjisë se artit poetik. Përse nëna?Ajo është thirrja e parë dhe e zëshme e botës. Ajo na mëkoi gjakun ,qumështin, fjalën. Po shqyrtojmë një seri mënyrash , që kanë një lidhje gjaku me dhembshurin e nënës . Dhembshuria e saj nuk është e lindur në instinkte por një energji e pashueshme dhe e pazh-bëshme e ardhur nga pjesa e sipërme ,atje ku ngjizet energjia . Ajo vjen , bëhet e fortë në kapërcim të viteve tek seksi femëror . Dhe i është dhënë vetëm asaj . I është lënë vetëm asaj , si zotërim energjie më tepër .Përse Naimi ? Kënga naimjane si pjesë e shpirtit naimjan është mesazhi që na ngjizi koha nëpër deje është si puna e mishit që me gjakun përbëjnë eshtrat e këtij kombi. Përse natyra ? Natyra është frymëzim si gjithera për krijuesit e botës. Format,ngjyrimi,drita,flora e mrekullueshme një sërë fenomenesh që lënë gjurmë ,që gdhendin brazdë në thellësi të shpirtit .Kështu duke parë tre elementët Qerimi u bë poet. Përse tre. Janë tre elementë të domosdoshëm dhe përcaktues në gjithë jetën. Tre si në libra të adhuruara nga njerëzimi. Ne si shqiptarë gjysmë pagan e gjysmë besimtarë kishim nënën,natyrën dhe poetin preferuar, në këtë rast Naimin.

5.

E shkruaj si në rrëfimin e tij: Në vitin 1963 shkon në Tiranë për të kryer studimet ushtarake dha pas shtate vitesh titullohet oficer në specialitetin e artilerisë kundërajrore. U emërua në kryeqytet ku shërbeu dy vjet pranë ish fushës se aviacionit Laprake.

Në vitin 1971 transferohet ne Vlore ku njihet e dashurohet me Afërditën duke krijuar familjen, nga e cila erdhën në jete katër djem. Pas dhjetë vitesh një tjetër transferim bëri të sistemohej ne Lushnjë dhe ne vitin 1991 rikthehet përsëri ne Vlore. Ka shkruar në shtypin periodik të kohës, kryesisht në atë ushtarak. Në vitin 1998 me një grup krijuesish vlonjat formuan Shoqatën e Shkrimtareve “Petro Marko” dhe deri në vitin 2001 ka qenë kryetar i saj. Që nga ai vit vendoset në Pistoia – Itali, ku banon edhe sot.

6.

Veprat letrare.

Poezi .

“Një gotë pikëllim.

”Mendimet m’u çmenden,

“Qielli në piken e lotit”.

“Djalëri e thinjur”.

“Rrudhje mali”.

“Lulet e fajit”

“Nën hijen e fund vjeshtës”

“Varri i gjallë” – roman,

“Përplasja e madhe” – Tregime, ese.

“Pas kuintave te teatrit diktonin” – roman.

7.

Qerim Skenderaj :”Rrënjët e mia”,shkruar 10 vite më parë.Aso kohe bashkëshortja Aferditë ishte gjallë.

Para afro një shekulli, babai im mbolli fare ne një fshat te largët te Mallakastrës, ku ishin hedhur rrënjë të thella prej stërgjyshërve. Fara ime mbiu e fundit, pas katër mbirjeve të mëparshme. Një termet i fuqishëm na shkuli ,që andej dhe na s’postoi gjetkë, ku nuk kishim as rrënjë as degë. Unë atëherë isha akoma një filiz i njomë. Nuk i ndjeva fare dhimbjet e shkuljes. Mund të më rimbillnin prapë në formë fidani dhe sigurisht, do ti thelloja rrënjët e mia. Por, nuk ndodhi kështu. Dëshira për shkollim me çoi në Tiranë, si një degë të re, veshur në të blertën ushtarake. Rikthehesha në vendlindje për të marr ushqim nga rrënjët e babait, por atje kishte mbetur vetëm varri i tij. E ndjeja dhe e jetoja me keqardhje të thellë, se rrënjët pa degë, po kalbeshin nën tokë. Të mitë kishin hedhur rrënjë të reja; nuk kujtoheshin më për to. Veçse unë nuk kisha rrënjë atje, prandaj shkoja shpesh të të vjetrat ti ushqeja me degën time të blertë, tu jepja oksigjen e tu zgjatja jetën sa të mundja. Shëtisja, kujtoja, qaja e qeshja me fëmijërinë time të papërsëritshme. Tirana, me bukuritë kryeqytetase, me zhurmën dhe qetësinë e dikurshme apostolike, më mori 10 vjet. Me shndërroi në një dege të pjekur, të fuqishme, por akoma pa rrënjë për tu shtuar e zgjeruar ne oborrin tim. E ndërsa kërkoja tokë për të mbjelle farën time si prind i ri, një sopat më “krasiti” keq. Më preu një copë të blertë nga dega e më degdisi në gadishullin e njohur të Vlorës. Atje mbërrita i gjymtuar, i trembur nga frika e mbjelljes dhe e gjeta të udhës të rrija ca kohë i mbyllur. Vlora me bukurinë andetase, me panoramën magjike të një parajse tokësore, më ftonte të ngulesha, të hidhja rrënjët e mia të thella për të krijuar më pas një trung te fuqishëm. Pas më se tre vjet kërkim, rashë në tokë të mirë për të mbjellë. Mbolla cilësisht dhe prej saj çelen dy bisqe të shëndetshëm e të bukur, që më gëzonin e lumturonin çdo ditë. Por edhe Vlora si Tirana, nuk më mbajti dot më shumë se 10 vjet. Me dhimbje shkula dy lastarit e bukur për tu vendosur në qendër te Myzeqesë. Lushnja, si tokë e begatë që ishte, më priti mirë, më ushqeu më mirë dhe më krijoi kushte të mbillja dy herë të tjera. Edhe këtu lastarët që çelen ishin njësoj të bukur e të shëndetshëm si të parët. Në pritje të një lazdonje, që e dëshiroja aq shumë, nuk munda të shtohesha veçse me sythe që rriteshin shpejt për tu bërë çatenj të një peme, tashmë me katër degë. Më parë me Lushnjën nuk kisha asnjë lidhje, por ajo më lidhi ngushtë me artistë të vërtetë të penës dhe penelit. E shpërtheu ndjenjën time, që kishte ndenjur strukur nga frika e një “krasitje” të dytë. Por edhe Myzeqeja, megjithë bujarinë e saj ,nuk më mbajti dot me shumë se 10 vjet. Kur u prishën gjerdhet dhe u lejua lëvizja e lirë, u riktheva në Vlorën e ëndrrave të bukura ku kisha ndërtuar për herë të parë vatrën e mbjelljes. Aty e rimbolla pemën, që shkula nga Lushnja. Isha në terrenin tim dhe do ti shërbeja të hidhte rrënjë të thella si ullinjtë shekullorë ,që i mbante kurorë prej 500 vjetësh. Kur pema mori vrull dhe po vishej me një gjelbërim të dendur, një zjarr i papritur, por shumë i rrezikshëm përzhiti dy çatenjte e mëdhenj. Ca nga frika e ca të inatosur prej tymit që maskonte marrëzitë e një djegie prej të çmendurish, u shqiten nga pema dhe kapërcyen detin për tu rimbjellë në një tokë tjetër. Por flaka ishte e pamëshirshme. Filloi të digjte dhe ullinjte, pa përfillur fare rrënjët e tyre 500-vjeçare. Kjo bëri të shqiteshin e të kalonin detin edhe dy degët e tjera, akoma te paformuara për të nxjerrë e pjekur fruta të ushqyeshëm. Ndërkohë nëna kishte vdekur e ishte varrosur nën një qiparis ku bënin muzikë, cicërimat e zogjve. Pema kishte mbetur cung, pa asnjë degë. Unë dhe ime shoqe nuk ishim në gjendje ti shërbenim për të çelur sytha te rinje. Pas 10 vjetësh e shkulem me dhimbje dhe e kaluam përtej detit. Donim të gjenim një tokë të begatë, që ta pranonte e ta bënte të hidhte rrënjë, në gjendjen e mjerë që ishte katandisur. Por zgjedhjen e kishin bërë ata që ikën përpara nesh. Vatrën për mbjellje e përgatitën në Toskane. Një tokë pjellore, që kishte lindur e rritur trungje shumë të rëndë të mendimit njerëzore, shkencëtarë dhe artist, që vunë firmën se nga duhej të kalonte rruga për të ngjitur lartësitë, deri atëherë, të konsideruara të paarritshme. Një perlë e vërtetë me gjelbërim gjithestinor. Ka 10 vjet që pema jonë rritet e zhvillohet mes blerimit të toskanes me modestinë e një peme normale. Gjatë këtyre viteve ka shtuar dhe tri degë të tjera. E fundit çeli lazdonja e shumëpritur, që na kishte munguar shumë gjatë. Degët e blerta po ushqejnë e zhvillojnë rrënjët. Emrin e tokës, që e pranoi të mbillet na pëlqen ta përkthejmë: TOSK-JANË. Megjithatë ajo nuk bënë pjese në pemët e një pylli statik që i bie fara gjithmonë në të njëjtin vend, ku si mbirjet dhe vdekjet janë gjithmonë aty. Ajo është një pemë që lëviz në kërkim të një toke më të përshtatshme ku stinët të dallojnë nga njëra-tjetra dhe zjarret të mos djegin dhe në dimër. Tani të mitë e kanë bërë zgjedhjen e tyre, ndërsa unë dhe ime shoqe, zor se mund të rrimë të ngulur më shumë se 10 vjet…

https://gazetadestinacioni.al/nje-rrefim-per-poetin-qerim-skenderaj-i-biri-kengetari-albani-dhe-tre-djemte-e-tjere-gezim-llojdia/?fbclid=IwY2xjawGLMnJleHRuA2FlbQIxMAABHUNIgnHkCnF0OtHk02lOWfb1DRdUXH1ACIG6YaIbHplw0qQLpC-bY3tQsA_aem_ppqrmocDG9EaD0vwHdcB2w

SHKARKO APP