“Në orën 12:00 të gjithë gati…”, kjo është nisma e veçantë pas duartrokitjeve: Bëjmë muzikë nga shtëpia

Sot është dita e tretë e “shtetrrethimit” në kuadër të masave kundër koronavirusit, ministria e Kulturës ka ndërmarrë një nismë të veçantë për të argëtuar njerëzit të cilët janë mbyllur në shtëpitë e tyre.

Kjo nismë vjen pas nismës së ditës së djeshme ku në orën 17:30 qytetarët dolën duke duartrokitur në ballkon.

Ministra e Kulturës fton të gjithë instrumentistët që të bëjnë muzikë në shtëpitë e tyre ndërsa qytetarët e tjerë të hapin dritaret dhe të dëgjojnë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Hapni dritaret

Swiss Digital Mobile Reklama

Lëreni muzikën të hyjë në shtëpitë tuaja

Ftojmë të gjithë instrumentistët, të zgjojnë qytetin me tingujt e tyre

Bëjmë muzikë nga shtëpia

Ditën e diel ora 12:00″, shkruhet në njoftimin e Ministrisë së Kulturës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?