Në panik nga tërmetet, banorët në Kombinat kërkojnë garanci për jetën

Lëkundjet e shtatorit sollën dëmtime të rënda në Kombinat dhe asokohe Aziz Muçalla kërkonte garanci për jetën. ”Kërkojmë specialistë që të na thonë nëse banohet apo jo këtu”. Mesditën e kësaj të enjte, apeli i tij nuk ndryshonte shumë. ”Nuk kemi pse jetojmë me vdekjen, të përcaktojnë ekspertët se çfarë duhet bërë me këtë pallat”. Edhe banorët e tjerë të kësaj lagjeje shprehen të shqetësuar për situatën.

Në momentet e tërmetit të 26 nëntorit, dy motrat Xhesi dhe Sabina Biqiku dhe nëna e tyre, Rozeta, në tentativë për t’u larguar nga pallati, u goditën nga disa tulla që ranë nga lart dhe mbetën të plagosura rëndë në kokë dhe pjesë të tjera të trupit. Të treja po marrin mjekimin në Spitalin e Traumës, ku njëra nga motrat do të dërgohet në Turqi. Pak më tutje, një ndërtesë 3-katëshe rrezikon të shembet. Banorët nuk janë të sigurtë.

Në total, në zonën e Kombinatit u dëmtuan në total 30 ndërtesa, ndërsa zjarrfikësit dhanë ndihmën e tyre për operacionet e kërkim-shpëtimit në Durrës.

SHKARKO APP