Në Portin e Vlorës, vetëm fundjavës, kanë mbërritur mbi 1150 pasagjerë dhe 242 automjete

Fundjava e fundit e vitit ka sjellë një fluks të madh udhëtarësh në portin detar të Vlorës, ku gjatë dy ditëve të fundit kanë mbërritur mbi 1150 pasagjerë dhe 242 automjete.

Të shtunën në mëngjes, 543 pasagjerë dhe 142 makina u regjistruan në port, kryesisht janë emigrantë shqiptarë që kthehen për festa, si dhe një numër i vogël shtetasish të huaj.

Ndërsa të dielën, shifrat u rritën, me 618 pasagjerë dhe 100 automjete që mbërritën në port.

Autoritetet portuale kanë intensifikuar punën për të përballuar fluksin dhe për të lehtësuar procesin e hyrjes në vend, duke pritur që numri i mbërritjeve të vijojë të rritet në ditët e ardhshme.

SHKARKO APP