Në prag të votimit të Asamblesë, Xhaçka takon Sekretarin e Përgjithshëm të OKB: Do të punojmë për prioritetet tona të përbashkëta

Teksa pritet të votohet në Asamblenë e Përgjithshme të OKB për Shqipërinë si anëtarë jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit, ministrja e jashtme Olta Xhaçka ka takuar Sekretarin Antonio Guterres.

Ajo e ka uruar Guterresin për rizgjedhjen e tij në një mandat të dytë si Sekretar të Përgjithshëm të OKB.

Ajo garanton se do të punohet ngushtë për të çuar para prioritetet e përbashkëta.

STATUSI NGA OLTA XHAÇKA

Takim i shkëlqyer me Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, z. Antonio Guterres, në prag të votimit të  Asamblesë së Përgjithshme për Shqipërinë në Këshillin e Sigurimit. Do të punojmë ngushtë sëbashku për të çuar më tej prioritetet tona të përbashkëta. Urimet më të mira për Sekretarin e Përgjithshëm në rizgjedhjen e tij për një mandat të dytë.

SHKARKO APP