Në pranga avokati, u përpoq të korruptonte gjyqtarët
Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar arrestimin e avokatit Sokol Gjini dhe Eriger Bushi pasi akuzohen për veprën penale “korrupsion aktiv i gjyqtarit”.
Të arrestuarit kanë kryer veprime me qëllimin korruptimin e gjyqtarëve për të mundësuar ndryshimin e masës së sigurimit për Bushin. Përveç të arrestuarve për Llesh Bushin është caktuar masa detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore.
Eriger Bushi u arrestua nga Policia e Lezhës së bashku me Mark Cenaj, pasi ishin të dënuar nga Gjykata e Kurbinit, për armëmbajtje pa leje, kanosje, vjedhje e trafik narkotikësh.
Sipas njoftimit, Gjini tentoi të ndryshonte masën e sigurisë për shtetasin Eriger Bushi, lindur dhe banues në Laç. Edhe për këtë shtetas janë marrë masat përkatëse si i përfshirë në korruptimin e gjyqtarëve.
KOHA JONË SONDAZH

