Në pranga grupi që tentoi kalimin e refugjatëve drejt Malit të Zi

Prej disa muajsh Shqipëria është parë nga refugjatët si ”rruga e artë” për të kaluar drejt vende të BE-së. Së fundmi, Policia e Shkodrës ka vënë në pranga katër persona në sajë të operacionit të koduar “Wrong Way” për dhënie ndihme të kalimit të paligjshëm të kufirit.

Të arrestuar janë Bashkim Alijaj, 35-vjeç, nga Tirana, Halil Hafuzi, 43-vjeç, banues në Shkozë, Tiranë, Gentjan Boçku, 43-vjeç, banues në Bathore, Tiranë dhe Adem Çela, 32-vjeç, banues në Bathore, Tiranë.

Arrestimi i tyre u bë pasi në hyrje të qytetit në lagjen “Bahçallek” Shkodër, u kapën duke transportuar 15 shtetas të huaj të vendeve të treta me qëllim kalimin e tyre nga Shqipëria nëpërmjet kufirit të gjelbër drejt Malit të Zi, e më pas destinacion final kishin vendet e BE.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në kuadër të këtij operacioni u sekuestruan 4 automjetet me të cilat po bënin transportimin e shtetasve të huaj.

Swiss Digital Mobile Reklama

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër, për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?