Në pranga pasi vodhi pacientin: Infermierja punonte prej 2 muajsh tek Infektivi, si i tërhoqi paratë

Foto ilustruese

Është vënë sot në pranga infermierja Ronida Hysa, e cila ka pranuar të jetë ajo që ka vjedhur paratë e një pacienti me koronavirus tek Infektivi që më pas humbi jetën.

“Abc News” raporton se 30-vjeçarja kishte diku tek dy ose tre muaj që kishte nisur punë tek Infektivi. Në total, pacientit në fjalë iu vodhën 60 mijë lekë. Po ashtu, mësohet se ajo ka tërhequr tre herë para, nga 20 mijë lekë të reja në secilin rast. Hysa e pranoi autorësinë, por nuk ka dhënë asnjë lloj argumenti.

Hysa vodhi para nga portofoli dhe llogaria bankare e pacientit K. D., që ishte i shtruar tek COVID-1.

Pas kallëzimit të bërë nga djali 25-vjeçar i të ndjerit, i cili ka deklaruar se nga llogaria bankare e të atit ishte tërhequr shuma 60.000 lekë, specialistët për Hetimin e Krimit nisën hetimet.

SHKARKO APP