Në pranga tre xhepistë, edhe një femër, vidhnin pacientët në spital
Policia arrestoi tre persona që dyshohet se vidhin qytetarët që qëndronin në radhë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Tiranë. Mes tyre ra në pranga edhe një vajzë.
Të arrestuarit janë: Fokus Fidani, Dhurata Kurti dhe Viktor Dedja.
Arrestimi i tyre është bërë në kuadër të operacionit të koduar “Xhepisti”, nga Komisariati Nr. 4., pas denoncimeve të shumta të qytetarëve. Tre xhepistët vinin çdo ditë nga Elbasani dhe në bashkëpunim me njëri-tjetrin vidhnin portofolat e pacientëve apo familjarëve të këtyre të fundit.
KOHA JONË SONDAZH

