Në pritje të vendimit, Malltezi: S’kam kryer asnjë shkelje ligjore
Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar pritet të marrë vendimin nëse do ta lërë në burg ose jo dhëndrin e ish-kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi. Trupa gjykuese është tërhequr për vendim, por vetë Malltezi ka thënë se nuk ka kryer asnjë shkelje ligjore.
Ditën e nesërme, pritet të dalë para trupës gjykuese ish-kryeministri Sali Berisha. Aktualisht Berisha është nën masën detyrim paraqitje dhe nuk mund të largohet nga vendi në lidhje me dosjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani.
Sipas SPAK, ish-kryeministri me veprime konkrete ka ndikuar në miratimin e ligjeve apo akteve nënligjore të cilat u përshtatën me kërkesat e 5 pronarëve, mes të cilëve përfitues ishte dhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi.