Në qarkun e Beratit, numërimi do të nisë në orën 23:30
Pas mbylljes së votimeve, tani nis procesi i numërimit. Mësohet se ka përfunduar mbledhja e kutive të votimit për qytetin e Beratit. Kutitë janë magazinuar në Pallatin e Kulturës “Margarita Tutulani”.
Gjithsej janë 74 kuti votimi, me rreth 21.500-21.700 vota, vetëm për qytetin e Beratit.
Kutitë e votimit në fshatra janë magazinuar te Biblioteka e qytetit. Në këtë mënyrë funksionon edhe me qytetet; Poliçan, Skrapar, Dimal, Kuçovë. Nga ky moment do nis trajnimi i numëruesve. Nisja e numërimit pritet të nis rreth orës 23:30.