Në rritje numri i minorenëve shqiptarë me dënime penale në Itali
Minorenët shqiptarë përbëjnë numrin më të lartë ndër emigrantët minorenë të pashoqëruar në Itali por gjithashtu emigrantët minorenë shqiptarë e të rinjtë shqiptarë deri në moshën 25 vjeç janë ndër më të shumtit në numër të dënuar nga drejtësia italiane.
Ministria Italiane e Drejtësisë ka publikuar së fundmi raportin e gjashtë mujorit të parë të vitit 2020 me një analizë sintetike të të dhënave statistikore të minorenëve të huaj deri në 18 vjeç e të rinjve të huaj nga 18 në 25 vjec, të pranishëm në sistemin penal të drejtësisë italiane e të marrë në ngarkim nga shëmbimeve sociale .
Minorenët e të rinjtë shqiptarë me dënime për vepra të ndryshme penale renditen në vend të tretë në numër, ndër komunitetet e huaja pas atyre me kombësi rumune e marokene,
Nga 1 janari 2020 e deri më 30 qershor 2020 numërohen 333 minorenë e të rinj shqiptarë deri në 25 vjec të dënuar penalisht nga drejtësia italiane e të marrë në ngarkim nga sistemi kombëtar i shërbimit social për rehabilitimin e tyre e integrimin në shoqëri.
Në dy vendet e para renditen ato me kombësi rumune që janë 621 e ata marokenë me 620 të rinj të dënuar.
Ndër 333 minorenë e të rinj shqiptarë deri në 25 vjec, 12 janë femra e 321 meshkuj. 20 prej tyre i janë besuar qëndrave komunitare për rehabilitimin e minorenëve e të rinjve. Ndërsa në Institutet penale Italiane për minorenë e të rinj po vuajnë dënimin 11 shqiptarë.
Në këtë raport shfaqen dhe të dhënat për minorenë e të rinj kosovarë të dënuar nga drejtësia italaine. Ata janë 51 e të gjithë meshkuj.
Numri i përgjitshëm i minorenëve e i të rinjve deri në moshën 25 vjec të huaj të dënuar nga drejtësia italiane e të pranishëm në territorin italian është 15 359 e 1569 prej tyre janë femra.
Shumica e tyre janë dënuar për grabitje, vjedhje, trafik lëndësh narkotike, dhunë fizike, mashtrim, sherr i dhunshëm, dhunim seksuale etj. 78 nga numri i përgjithshëm i tyre janë të dënuar për vrasje të qëllimshme e 182 për tentativë vrasje të qëllimshme.