Në Serbi sot po mbahen tre palë zgjedhjesh, shqiptarët pretendojnë të marrin mbi 3 deputetë

Votuesit në Serbi votojnë sot në zgjedhjet presidenciale, ku lideri populist Aleksandër Vuçiç ka sfidues kryesor ish-shefin e ushtrisë Zdravko Ponosh, që doli rishtazi si kandidat i kampit opozitar pro Bashkimit Evropian.

Qytetarët me të drejtë vote në serbi thonë fjalën e tyre edhe në zgjedhjet parlamentare, ku gjithashtu pritet të dominojë partia përparimtare serbe ne pushtet. Po mbahen edhe zgjedhjet lokale për disa komuna, përfshirë edhe për kryeqytetin serb, Beograd.

Në zgjedhjet parlamentare serbe marrin pjesë partitë shqiptare, të cilat do të garojnë me dy lista: Koalicioni i Shqiptarëve të Bashkuar dhe Alternativa Demokratike Shqiptare, me gjithsej 20 kandidatë dhe që pretendojnë që të marrin 3 deputetë.

SHKARKO APP