Në shërbim të komunitetit

Me rastin e këtij 12 vjetori, LSI dhe LRI Gjirokastër, zhvilloi edhe një aktivitet tjetër në ndihmë të fëmijëve në nevojë, si simbol i përkushtimit tonë dhe misionit të familjes sonë politike.

Nga Dr. Vangjel Tavo

Nën frymën e solidaritetit social, impaktit në komunitet, dhe nën përgjegjësinë sociale që ka LSI dhe LRI e Gjirokastrës, gjatë dy ditëve të fundit, me dhjetra të rinj dhe anëtarë të LSI organizuan aktivitetin për mbjelljen e qindra fidanëve në zonën e kodrës së Kërcullës. Në shenjë simbolike, të rinjtë dhe qytetarët dhanë mesazhin që çdo njeri i thjeshtë mund të kontribuojë në komunitet, dhe se familja jonë politike është dhe do jetë gjithmonë pranë nevojave të qytetarit, të komunitetit dhe mjedisit që na rrethon.

Swiss Digital Desktop Reklama

Të rinjtë duhet të jenë shembull i qytetarisë dhe LSI është një familje politike e cila ka një angazhim të plotë qytetar, dhe ka si mision të saj përmirësimin e standartit të jetës së qytetarit dhe komunitetit në tërësi. LSI është një parti sociale e cila shërben si zëri i vërtetë i të gjitha shtresave shoqërore.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sot LSI mbush 12 vjet dhe ajo ka mbartur me vete një dekadë përgjegjësi sociale  dhe ka qenë gjithmonë në shërbim të qytetarit, komunitetit, dhe të gjitha shtresave shoqërore.

Me rastin e këtij 12 vjetori, LSI dhe LRI Gjirokastër, zhvilloi edhe një aktivitet tjetër në ndihmë të fëmijëve në nevojë, si simbol i përkushtimit tonë dhe misionit të familjes sonë politike.

Jo të gjithë mund të bëjnë gjëra të mëdha, por ne mund të bëjmë gjëra të vogla me dashuri të madhe, ka thënë Shën Tereza.

Le të japim edhe ne impaktin tonë në shoqëri kudo që të jemi. Impakti dhe solidariteti social janë esenca e LSI.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?