Në shkollë me telefon, thyhet vendimi
Në gjimnaze dhe shkolla 9-vjeçare fëmijët dhe adoleshentët i gjen me telefona celularë në duar. Që prej nëntorit të 2018, nxënësit e kanë të ndaluar përdorimin e telefonave celularë në shkolla si dhe institucionet arsimore përgjegjëse duhet të dorëzojnë telefonat e sekuestruara pranë Policisë së Shtetit. Ky udhëzim i ministrisë së Arsimit nuk zbatohet, pasi nxënësit vijojnë të përdorin telefonat, gjithashtu dhe mësuesit. Ndër të tjera, në udhëzim përcaktohet se çdo klasë duhet të ketë poster për ndalimin e telefonit celular. Një deklaratë e përbashkët mes prindërve dhe mësuesit kujdestar duhej nënshkruar për ndalimin e telefonit, por kjo nuk është realizuar gjithmonë.
KOHA JONË SONDAZH

