Në Shqipëri hyjnë 100 mijë automjete në vit, çregjistrohen vetëm 8 mijë
Në Shqipëri hyjnë shumë më shumë automjete se ato që dalin jashtë përdorimit dhe duhet të çregjistrohen. Të dhënat e DPSHTRR tregojnë se raporti i mjeteve të çregjistruar me ato të reja është në shifra 1 me 10 mijë.
Vetëm vitin që lamë pas në Shqipëri janë futur afro 100 mijë automjete, dhe janë çregjistruar vetëm 8 mijë mjete. Ky trend vihet re të paktën 5 vitet e fundit.
Edhe pse të dhënat tregojnë një trend rritës për automjetet e çregjistruara, sërish ato mbeten në shifra shumë të ulëta në krahasim me automjetet që janë në qarkullim. Shumica e mjeteve që dalin jashtë përdorimit janë më një moshë prodhimi mbi 25-vjeçare.
Fluksi i automjeteve të vjetra në qarkullim shihet si faktor kryesor në ndotjen e ajrit. Në Shqipëri aktualisht rezultojnë në qarkullim mbi 925 mijë mjete.
KOHA JONË SONDAZH

