“Në Shqipëri janë dhënë 480 koncesione për HEC-e”
Në Shqipëri në total janë dhënë 480 koncesione për HEC-e, ndërsa të ndërtuar janë 120. Shifra u bë e ditur nga eksperti i energjisë së rinovueshme Mërgim Byberi në studion e emisionit “Ekopolitikë” në RTV Ora.
Byberi tha se HEC-et private të vogla janë gjenerator kryesor i investimeve të huaja në Shqipëri. Ai paralajmëroi se me përfundimin e TAP dhe hidrocentralit të Devollit, Shqipëria do të jetë në prag krizë sa i përket investimeve të huaja.
Mërgim Byberi: I gjithë zhvillimi i Shqipërisë buron dhe vazhdon nga energjia elektrike. Nga këto marrin pjesën e HEC-eve të shtetit dhe për pjesën e investimeve në HEC, që ka qenë edhe zhvilluesi kryesor i ekonomisë dhe i prurjeve të investimeve të huaja në Shqipëri. Kryesisht HEC-et private të vogla janë gjenerator kryesor i investimeve të huaja në Shqipëri, gjë që në vitet e fundit në Shqipëri ka ardhur në rënie. Tani që mbaron edhe TAP dhe hidrocentrali i Devollit do jetë si një prag krize sa i përket investimeve të huaja në Shqipëri.
Pyetje: Sa është numri i HEC-ve të ndërtuara?
Mërgim Byberi: Koncesione në total 400-480, ndërsa të ndërtuar janë 120 ndërtuar
Pyetje: Si shpjegohet kjo?
Mërgim Byberi: Janë shumë faktorë, i pari mund të fillojë nga shteti sepse ka një paqartësi në marrjen e lejeve.