“Në Shqipëri ka nisur një fushatë kundër ortodoksëve”

Vazhdojnë polemikat e forta për Kishën e Dhërmiut.

Zëdhënësi i ortodoksëve në Shqipëri, Thoma Dhima, thotë se ka nisur një fushatë kundër këtij komuniteti, e paparë ndonjëherë në botë.

Sipas tij, ortodoksët po persekutohen, për të favorizuar besimet e tjera.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ministria thote se nuk ka monument kulture.

Swiss Digital Mobile Reklama

IMK po ashtu.

Ndersa genjehet ne menyren me flagrante duke thene se eshte ende ne listen e monumenteve.

Nje objekt qe nuk ekziston me nuk eshte monument.

Nje kishe qe rafshoi komunizmi nuk mund te quhet se eshte akoma ne kembe.

Vete keta zoterinj kane lejuar qe monumentet te prisheshin, per ti hequr pastaj nga lista dhe per te ndertuar pallate.

Tani duan te na bejne budallenj dhe na thone se ekziston nje monument aty ku komunizmi shkaterroi gjithcka.

Po vertet, jane kaq te paskrupullt, sa mbase do fusin ne liste monumentesh dhe hicin…

Sidoqofte, sipas Marreveshjes me shtetin, edhe kishat monument jane prone e kishes dhe i nenshtrohen Marreveshjes, pra, nuk kane asnje shans te ngrene monumente e tempuj te besimeve te tjera, per te ndermarre nje fushate proselitizmi antiortodoks te papare ne bote ndonjehere: ateisto-laike”, shkruan Dhima.

Ai ndërkohë thotë se po ndodh e njëjta gjë si me kishën në Përmet, dhe tashmë njerëzit merren me polemikat Tiranë-Athinë, dhe jo problemin.

Po ndodh si ne Permet, nuk flasin fare per shkaterrimin, por per ceshtje politike e fqinjesie, per te terhequr vemendjen nga dhunimi e eprdhosja e vendit te shenjte.

Edhe ne Permet u rrahen klerike e besimtare, u perdhosen ikonat e sendet e shenjta duke i hedhur ne makinën e plehrave te Bashkise, por mediat folen per ditet e tjera, per parredhenie politike e ndershteterore dhe aspak per ate qe kishte ngjare vertet.

Si duket Permeti ishte nje prove gjenerale, por u pa c’rezultat solli ne qershor…”, shkruan ai.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?