Në Shqipëri lindin më shumë djem se vajza
Siç e kërkon edhe tradita, vërtetohet se në Shqipëri lindin më shumë djem se sa vajza. Raporti gjinor i lindjeve në vendin tonë është venë në pah në një raport me të dhënat e OBSH, përpunuar nga Our ”World”, në të cilin vihet re se për vitin vitin 2017 kishte 108 djem të lindur për çdo 100 bebe vajza.
Këto të dhëna sipas raportit lidhen së tepërmi edhe me abortin selektiv. Mjekët thonë se ky mbetet një hamendësim, pasi ende nuk ka statistika mbi abortin që përzgjedh gjininë.
”Aborti selektiv, pra që është një abort pas javës së 12, do të thotë që është mbi limitin e lejuar për tu bërë një ndërprerje e shtatzënisë në rrugë ligjore realisht është i supozuar, por pak i faktuar. Do të thotë që nëse ekziston si i tillë nuk bëhet brenda institucioneve ku ana ligjore është e kontrolluar”.
KOHA JONË SONDAZH

