Në Shqipëri, miell i varfër

Mielli i bardhë dhe produktet e saj si buka, e cila përdoret masivisht në popullatë rezultojnë me 6-7 % në nivelet e proteinave, kur norma është 12 %. Organizata Botërore e Shëndetësisë, prej disa vitesh e ka ngritur këtë shqetësim për Ministrinë e Shëndësisë pasi nga të dhënat e IShP-së rezulton se 30 % e popullatës ka problem të anemisë, kryesisht te fëmijët dhe gratë shtatzëna. Madje që në vitin 2012 u kërkua që mielli të pasurohet edhe me disa vitamina shtesë.

Ndonëse në vitin 2012 u ngrit grupi i punës dhe do të detyroheshin fabrikat e miellit per ta fortifikuar atë me elemente shtesë, një nismë e tillë prej pothuajse 7 vitesh është lënë në harresë. Ndërkohë që ekspertët që merren me ushqimin, insitojnë në fortifikimin që i duhet bërë miellit në të mirë të shëndetit të konsumatorit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?