Në Shqipëri mungesë mjetesh që transportojnë të paraburgosurit në gjykata

Edhe pse Shqipëria një vend i vogël, numri i të shoqëruarve, të arrestuarve rritet dita-ditës. Nëse do të flasim për dërgimin e të paraburgosurve apo dhe të dënuarve në gjykatat e vendit, për grupet operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, mbetet sfidë ditore.

Kjo vjen si shkak i numrit të lartë i kërkesave ditore nga ana e gjykatave të vendit për të shoqëruar të ndaluarit. Mjetet e transportit mbeten një sfidë për efektivët e grupeve operacionale dhe kjo sjell vonesa dhe mosplotësim në kohë të kërkesave të gjykatave.

Shefi i sallës operative dhe emergjencave në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, Genc Fejzollari, tregon për Top Channel se situata mund të përmirësohet nëse minimalisht grupet operacionale do të pajiseshin me mjete shtesë për transportin.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Aktualisht në të gjithë sistemin e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve mjetet janë të amortizuara. Pra, lind domosdoshmëria e pajisjes së këtyre institucioneve me mjete të reja”, deklaroi Fejzollari. Aipohon se jo në pak raste vonesat shkaktohen edhe nga kërkesat e menjëhershme të gjykatave për shoqërimin e të ndaluarve, në një kohë kur rregullorja e do të paktën 24 orë para orës së seancës gjyqësore.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ai shton se: “Kemi patur raste që kërkesat e gjykatës kanë ardhur 12 orë para seancës, gjë që është e pamundur pasi ne kemi një rregullore për të zbatuar në transportin e të ndaluarve dhe këto të fundit jo gjithmonë janë pranë vendit ku zhvillohet seanca”, vijon Fejzollari.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?