Në Shqipëri një i infektuar me malarje

Shënohet rasti i parë me malarje në Shqipëri për këtë vit. Burime nga QSUT bëjnë të ditur se rasti është izoluar dhe se i infektuari po merr trajtim mjekësor.

Mjekët e QSUT bëjnë të ditur që rasti është i importuar nga Greqia.

I infektuari ndodhet prej disa ditësh në repartin e Infektivit në QSUT.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në shtetin fqinj të Greqisë që prej fillimit të vitit janë shënuar 65 raste me malarje.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sëmundja e Malarjes transmetohet nga mushkonja, kur ato pickojnë një person të infektuar dhe më pas një tjetër të shëndoshë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?