Në shtëpinë e Oltian Veselit, i dyshuar për grabitjen e Rinasit
Në shtëpinë e Oltian Veselit në Krujë janë vetëm dy prindërit. Babai i të dyshuarit për grabitje te parave në Rinas tregon kur policia i mori tre djemtë dhe për çfarë ishte i biri në Jemen.
Hasan Veseli nuk është i bindur për atë çfarë e akuzojnë djalin e tij. Tregon se kur policia hyri në banesë tre djemtë ishin në gjumë, dhe që të tre u shoqëruan por Oltianin nuk e kthyen më. ”Mua nuk më shqetëson fakti se erdhën e bënë kontroll pavarësisht se e bënë sikur ia bënë Preng Calit dikur. Mua më shqetëson shumë media”.
Bashkëpronar në picerinë Kupa në Fushë- Krujë, babai i të dyshuarit si grabitës i parave në Rinas, thotë se Oltian Veseli nuk ka qenë asnjëherë pjesëtar i forcave paqeruajtëse dhe as i arrestuar më parë. ”E vërteta është se nuk ka qenë. Djali ka qenë atje në shkollë për master. I kanë kaq në xhiro me 3-4 shokë të vet atje në atë vend në Jemen dhe në krye të 3-4 ditëve ai ka marrë pafajësinë atje. Dokumentet i kanë futur bashkë me të tjerat dhe në krye të 7 muajve na kanë thënë me i bërë ekstradim. Këtë punë e di Policia e Krujës dhe ajo e Shtetit”. /Abc News.al/

KOHA JONË SONDAZH

