Në shtet paguhesh më shumë! Statistikat e INSTAT tregojnë evazionin e dy borderove në privat
Statistikat zyrtare të instat për pagat tregojnë se ekziston një informalitet shumë i lartë.
Kompanitë private ende punojnë me dy bordero. Në një kohë kur të gjithë e dinë që disa profesione dhe nivele në sektorin privat paguhen më shumë, në statistikat zyrtare del që pagat më të larta janë në shtet.
Arsyeja është se për shkak të taksimit progresiv, ata që marrin paga të larta paguajnë deri në 23 përqind taksë. Shifër kjo shumë e lartë dhe që detyron biznesin privat të gjejë shtigje të reja. Profesori Sotiraq Dhame tregon se shmangia fillon nga bizneset tek profesionistët e lirë, që sipas statistikave vijnë të dytët në nivel pagash, pro realiteti është më ndryshe.
Pagat në të zezë janë një evazion fiskal që prek më së shumti skemën e sigurimeve shoqërore. Avokatë, inxhinierë apo profesionistë të lirë preferojnë të marrin lekët nën dorë që të paguajnë më pak taksa mbi të ardhurat ose shfrytëzojnë hapësirat që lejon legjislacioni shqiptar.
Paga mesatare mujore (3M1 2021)
Sektori shtetëror 67.769 mijë lekë
Sektori privat 50.330 mijë lekë
Profesionet më të paguara (3M1 2021)
Grupi 1
Ligjvënës, nëpunës të lartë në shtet, drejtorë ekzekutivë
Paga mesatare 96.836 mijë lekë
Grupi 2
Specialistë me arsim të lartë (profesionistë)
Paga mesatare 75.158 mijë lekë
Burimi: INSTAT
Top Channel