FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Në Tbilisi për ”hakmarrje”, del formacioni i kuqezinjëve që duan fitoren për kreun e grupit

Ekipi kuqezi luan ndeshjen e katërt në Ligën e Kombeve, kësaj radhe përballë Gjeorgjisë në Tbilisi. Çunat e Sylvinhos vijnë pas një humbjeje të merituar kundër Republikës Çeke në Pragë, teksa kësaj radhe do të tentohet fitorja për t’u futur sërish në garë për një vend në krye të Grupit B1 dhe gjithashtu për t’u “hakmarrë” pas asaj humbjeje një muaj më parë në “Arenën Kombëtare”. Nga ana tjetër, gjeorgjianët janë ata që mbajnë kreun e grupit me 6 pikë, teksa gjithashtu vijnë nga një humbje 1-0 me Ukrainën. Drejtësi në këtë sfidë do të vendosë holandezi Danny Makkelie, i ndihmuar nga pesë bashkëkombësit e tij, Hessel Steegstra dhe Jan de Vries në krahë, Allard Lindhout si arbitër i katërt, Rob Dieperink dhe Erëin Blank në dhomën e VAR-it.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?