Në tentativë për t’u arratisur drejt Anglisë, si policia arrestoi vras*sin në aeroportin e Korfuzit

Gerald Shehu është 43-vjeçari që dyshohet që vrau dhe zhduku trupin e shokut të tij, mëngjesin e kësaj të enjte në hotelin që kishin marrë për biznes në Dhërmi. Detajet e para flasin se ai u kap në tentativë për t’u arratisur drejt Anglisë nga aeroporti i Korfuzit. Policia e pikasi në momentin kur ai po merrte një biletë për në Londër. Ai tashmë ndodhet në policinë e Korfuzit, ndërsa pritet një urdhër për ta sjellë drejt vendit tonë.

Për ngjarjen ka reaguar edhe ministri i Brendshëm, Taulant Balla i cili thotë se arrestimi është kryer në një aeroport në Greqi.

“Zbardhja në një kohë sa më të shpejtë e ngjarjeve kriminale, gjetja dhe ndalimi personave të dyshuar si autorë apo të përfshirë në këto ngjarje, janë një sprovë e rëndësishme e performancës së policisë.

Përgëzime Policisë së Shtetit për hetimet e deritanishme lidhur me një ngjarje kriminale në Dhërmi, ndalimin e një personi të dyshuar në një aeroport të një vendi fqinj. Do të punojmë me autoritetet dhe agjencitë ligjzbatuese të këtij vendi për përballjen sa më parë me drejtësinë të personit të dyshuar”, shkruan Taulant Balla.

SHKARKO APP