Në Tiranë ka 17 të infektuar në dy ditët e fundit, por ja përse kryeqyteti është i sigurt

E vetmja vatër në Tiranë e COVID-19 është burgu 313. Ditën e sotme u zbuluan edhe 4 raste të tjera, duke e çuar numrin total të të infektuarve në 18. Rastet e sotme vijnë pas 13 të tjerave që konstatuara pak ditë më parë në të njëjtin burg.

Ndërkohë që tre ditë më parë, u konfirmua i burgosuri i parë me koronavirus në burg, shtetas italian, që mendohet se ua ka transmetuar sëmundjen të burgosurve të tjerë.

Në ditët e fundit nuk ka pasur të infektuar në kryeqytet përveç atyre që vuajnë dënimin në burgun 313, ndërsa autoritetet e kanë deklaruar se situata është e kontrollueshme.

Autoritetet kanë vendosur që të lehtësojnë masat në vend, e këto ditë janë me rëndësi për të parë ecurinë e përhapjes së pandemisë.

SHKARKO APP