Në Tiranë thyhet shtetrrethimi, në lagje dhe rrugë kalimtarët shkelin masat mbrojtëse

Në 8 orët e liridaljes Tirana nuk i ngjason një qyteti në gjendje të fatkeqësisë natyrore. Veç dyqaneve të mbyllura, në lagje dhe rrugë familjarët të shkujdesur thyejnë rregullat për parandalimin e përhapjes së koronavirusit. Edhe pse në tregje rregullin e ka vendosur ushtria dhe policia, në rrugë numri i këmbësorëve dhe automjeteve është i lartë.

Prej më shumë se tre javësh vetëm pak biznese kanë mbajtur hapur aktivitetin, të tjerët kanë ulur qepenat. Përtej kësaj gjithçka tjetër të lë përshtypjen se kryeqyteti nuk është në gjendje të fatkeqësisë natyrore

Marrja në dorë e situatës nga ushtria dhe policia, bëri që qytetarët të shmangnin grumbullimet në tregje. Por në lagje, aty ku këto forca mungojnë, qytetarët kanë shfrytëzuar kohën e mirë për të shëtitur apo argëtuar fëmijët.

Edhe në parqe, përtej shiritit të vendosur nga policia, disa kanë shkelur rregullat duke e shfrytëzuar kohën me diell për të marrë rreze.

Në qendër, aty ku ka dhe më shumë kontrolle, lëvizjet janë më të reduktuara.

Një numër i konsiderueshëm automjetesh qarkulluan në rrugë.

Të shumtë kanë qenë dhe përdoruesit e biçikletës, të cilët pas situatës së krijuar nga koronavirusi e panë si mundësinë më të mirë për të lëvizur të pashqetësuar në rrugë.

Por me këtë veprim Në mjaft raste duke rrezikuar të kthehen edhe në burim aksidenti.

SHKARKO APP